Kosova

Lista Serbe rikthehet sërish në Kuvend, për t’u larguar më pas


Ilustrim

Deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvend të enjten në seancën e parë plenare të Kuvendit për sesionin vjeshtor.

Pas një mungese prej gati pesë muajsh deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Parlament vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit.

Menjëherë pas fillimit të seancës ata janë larguar.

Ata për herë të fundit kanë marr pjesë në një seancë më 6 prill të këtij viti, kur gjithashtu ishin kthyer pas një mungesë disa muajëshe.

Deputetët e rinj të Listës Serbe ishin betuar në mes të nëntorit, para se 9 të kaluarit të dorëhiqeshin, pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai mungon 6 muaj rresht në seancat e Kuvendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore