Jetesë & Stil

Lil Wayne flet rreth shëndetit mendor, kujton skenën kur tentoi ta vriste veten


Lil Wayne - Rep Artist

Rep artisti, Lil Wayne, dëshiron që njerëzit të marrin seriozisht shëndetin mendor, veçanërisht prindërit.

Në një intervistë të dhënë për moderatorin, Emmanuel Acho, artisti 38-vjeç emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Carter Jr, ka zbuluar se kur “ishte adoleshent ishte përpjekur ta mbyste veten”.

Lil Wayne gjatë intervistës me Emmanuel Acho.

“Gjatë adoleshencës sime, kur nëna ime e kuptoi se unë e braktisa shkollën, kam luftuar shumë me vetën time”.

“E gjitha filloi nga frika se ajo do të më ndalonte së kënduari. Prandaj, u përpoqa ta vrisja veten në moshën 12 vjeç”, ka thënë ylli i hitit “Mirrors”.

Të gjitha mendimet negative kishin filluar t’i vinin pasi të tjerët i kishin thënë se “ai do të dështonte me rep”.

Madje, besim në suksesin e tij nuk kishte as e ëma, e cila e kishte kërcënuar duke i thënë se “asnjëherë nuk do të arrinte të kishte karrierë në muzikë”, sidomos pasi që ai e ndaloi shkollimin.

Këto arsye bënë rep artistin të tentonte të bëj një hap të rrezikshëm!

Wayne, tha se ai thirri policinë dhe më pas hyri në dhomën e gjumit të nënës së tij për të marrë armën e saj. Ai fillimisht e mbajti armën në kokë, por u frikësua dhe në vend të kësaj vendosi të qëllojë veten në gjoks, duke synuar zemrën e tij.

“Unë nuk ndjeva asgjë dhe si për çudi, shpëtova” kujtoi ai.

Ai i mbijetoi përpjekjes dhe tha se kjo e çoi nënën e tij dhe të gjithë familjen e tij “të ndryshonin për të mirë”.

Lil Wayne me të ëmën, Jacida Carter.

“Nëna që e njoha pas asaj dite ishte krejt dikush e re. Se kisha takuar kurrë më parë një zonjë të tillë në jetën time. Gjërat ndryshuan, ama ndryshuan për të mirë”, kishte thënë Wayne.

Lil Wayne kishte vendosur të ndajë këtë histori me publikun, me qëllim që të inkurajojë të tjerët të flasin për betejat e tyre, por gjithashtu të fillojnë të marrin shëndetin mendor më seriozisht.

“Janë histori që ndodhin, storie të vërteta. Ne duhet të reagojmë vetëm në mënyrën më të vërtetë të mundshme”, tha ai.

Në vitin 2016, Lil Wayne, kishte zbuluar se ai punoi si ndihmës për parandalimin e vetëvrasjeve ndërsa vuante tetë muaj në burgun “Rikers” pasi u dënua për posedim të një arme zjarri në vitin 2010.

Ai shpjegoi se burgu i pagoi atij 50 dollarë kur ai ishte në gjendje të ndalonte dikë që të merrte të tyren jetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore