Jetesë & Stil

Lil Wayne blen shtëpinë e re, Kylie Jenner fqinja e tij e parë


Rep artisti, Lil Wayne, i njohur për jetën e tij luksoze dhe blerjen e rezidencave të shumta në vende të ndryshme, së fundi nën emrin e tij ka shtuar edhe një tjetër shtëpi të vëçantë.

Blerja që i kushtoi Lil Wayne, 15.4 milionë dollarë amerikanë për shtëpinë në Hidden Hills – komuniteti i njerëzve të profilit të lartë, e ka bërë atë të jetë fqinj me modelen, Kylie Jenner.

Sipas disa burimeve të revistës TMZ, rezidenca gjendet pikërisht karshi shtëpisë së Kylie, transmeton Albanian Post.

Rezidenca prej 12.135 metrash katrorë duket e mrekullueshme dhe është një investim i ri me një planimetër të ndritshëm e të hapur si dhe me një pamje panoramike.

Një kuzhinë e madhe dhe e dizenjuar përshtatur tipit të ndërtimit, salla e mëngjesit, shfaqja e verës në frigorifer, zona për piano, salloni argëtues dhe një teatër shtëpiak, janë vetëm disa nga karakteristikat e shtëpisë më të re të Weezy-t.

Oborri prej 3.26 hektarësh ka një pishinë, fushë basketbolli e shtëpi për mysafirë.

Çmimi i shitjes së shtëpisë fillimisht ishte, 15.75 milionë dollarë amerikanë, por ylli i hitit “Mirrors”, e mori atë me çmim më të volitshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore