Lajme

Ligji francez mbi abuzimin seksual, ish-modelet kërkojnë ndryshim të tij


Ish-modelet Carre Otis dhe Lesa Amoore gjatë diskutimeve në Senatin Francez

Një grup ish-modelesh u kanë bërë thirrje ligjvënësve francezë të shfuqizojnë ligjin, sipas të cilit përcaktohet koha që u duhet viktimave të një sulmi seksual për të raportuar tek autoritetet.

Gratë, së bashku me ish-supermodelen Carre Otis, pretendojnë se janë sulmuar ose përdhunuar seksualisht nga agjentët e tyre më shumë se 20 vjet më parë.

Por, sipas ligjit në fuqi, atyre u ka mbaruar koha për të filluar procedimet penale.

Gratë kërkojnë që përdhunimi të mos ketë më një “datë skadence”.

Disa prej tyre udhëtuan për në Paris, për të dhёnё dёshmitё e tyre në senatin francez, duke kёrkuar “ndryshimin e ligjit”.

Në takimin me senatoren Nathalie Goulet, gratë – përfshirë Lesa Amoore, Thysia Huisman dhe Laurie Marsden –  bënë thirrje që koha e dhënë për raportimet e sulmeve seksuale apo përdhunimeve të “zgjerohet ose të hiqet tërësisht”.

Otis deklaroi se iu deshën “dekada për t’u pajtuar me atë qё kishte ndodhur dhe për të folur publikisht” mbi përdhunimet e saj të supozuara nga ish-kreu evropian i agjencisë së modeleve Elite, Gerald Marie.

Ky i fundit i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Autoritetet franceze kanë filluar tashmë një hetim paraprak ndaj Gerald Marie, i cili ka qenë një nga agjentët më të mëdhenj të modelingut në botë.

14 gra, deri më tani, kanë dhënë deklarata tek autoritetet franceze, duke ngritur pretendime për sulm seksual ose përdhunim kundër tij.

Një tjetër emër, për të cilin gratë hodhën akuza, është ai i ish-agjentit Jean-Luc Brunel.

Brunel, i cili aktualisht është në paraburgim, ka mohuar çdo keqbërje.

Laurie Marsden pretendon se në vitin 1982, Marie u përpoq ta përdhunonte pas një feste.

Tanimë një punonjëse sociale dhe psikoterapiste e licencuar, ajo thotë se është e rëndësishme të merret parasysh trauma qё përjetojnë viktimat para se të jenë gati të flasin me këdo.

“Unë kam punuar me të mbijetuarit e traumave për 24 vitet e fundit dhe kam ndër mend të flas për arsyen pse gratë nuk dalin përpara dhe sesi mund të duhen shumë, shumë vite për të kapërcyer turpin, frikën dhe ndjenjat dërrmuese që shkaktohen gjatë sulmit seksual”, thotё ajo.

Nё diskutimin nё senat mori pjesё gjithashtu dhe ish-reporterja e BBC-së, Lisa Brinkëorth. Ajo pozoi si modele në një dokumentar për serinë e BBC “Donal McIntyre Investigates” në vitin 1998 dhe, po ashtu, ngre akuza se është sulmuar seksualisht nga Gerald Marie gjatë xhirimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore