Shqipëria

Lezhe, grabitet xhiroja ditore e një karburanti


Bëhet me dije se në orët e vona të mbrëmjes së dielës, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, dy persona ende të paidentifikuar i kanë marrë xhiron ditore punonjësit të një karburanti.

Grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur në momentin kur kanë grabitur xhiron ditore.

Policia bën me dije se po punohet për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore