Lajme

Lëvizja Vetëvendosje kërkon hetim ndaj Përparim Ramës për “keqpërdorim të detyrës”


Komuna e Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është kritikuar nga asamblistët opozitarë për mospublikimin e vendimeve për shkarkimin/emërimin e aksionarëve të ndërmarrjeve publike lokale.

Shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ka kërkuar nga Prokuroria që të nisin hetimet ndaj kryetarit Rama nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Bëjmë denoncim publik, kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit që të fillojë hetimet ndaj Përparim Ramës mbi bazën e dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Kërkojmë edhe nga MAPL që të fillojë procedurat për suspendimin e përkohshëm të Përparim Ramës dhe dërgimin e dosjes në Kushtetuese”.

“Më ky Kuvend nuk do të funksionojë siç ka funksionuar më parë sepse do të ketë bllokadë. Nuk e di pse ka asamblistë kur kryetari mundet t’i bllokojë vendimet e Kuvendit”, tha Sveçla.

Në tentim për t’u përgjigjur opozitarëve, Rama ka tentuar që të ngjitet në foltore por është penguar nga opozita kështu duke krijuar zhurmë në sallë.

Kur i erdhi mundësia Rama, u shpreh se u kishte kërkuar që t’i sjellin njerëz profesionist pavarësisht partisë dhe ka qenë i hapur për koalicion.

“Unë si kryetar i kryeqytetit kam qenë këtu dhe do të jem këtu për të mirën e kryeqytetit. Iu kam thanë ta bëni shumicën. Më vjen keq për anëtarët e tjerë të LVV-së që bien pre e Gëzim Sveçles. Unë prej fillimit kam qenë i hapur për koalicion të gjerë më gjithë. Kam thënë gjithmonë, profesionistë janë dhe munden me qenë pjesë e kabinetit Rama, pavarësisht të cilës parti janë”.

“Edhe AAK-së i kam thanë bjeri njerëz profesional, unë i marrë, po jo pazargji”.

Më 8 qershor, pas shkarkimit të 20 aksionarëve të 10-të ndërmarrjeve publike në Kuvendin Komunal të Prishtinës, janë emëruar 20 të tjerë nga opozita.

Kjo mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës ishte ftuar nga tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.

20 aksionarët e 10-të ndërmarrjeve publike në Prishtinë shkarkohen, menaxhimin e tyre e merr opozita

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore