Lajme

Lëvizja serbe “Dveri” për Ballkanin e Hapur: “Rrugë drejt humnerës”


Nënkryetari i Lëvizjes serbe “Dveri”, Ivan Kostiç

Nënkryetari i Lëvizjes me elemente ideologjike ultra të djathta serbe “Dveri”, Ivan Kostiç, ka vlerësuar se “Mini Schengen është rrugë drejt humnerës”, dhe se “është gabim që autoritetet serbe i janë futur rrugës së integrimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore pa e shpallur së pari atë përmes një referendumi popullor”.

“Djegia e djeshme e flamurit të Serbisë në Tiranë duhet të jetë shenjë mëse e qartë për Presidentin dhe Qeverinë e Serbisë që ne nuk mund të futemi në partneritet të detyrueshëm me Shqipërinë, pasi që kemi shumë çështje të hapura që rëndojnë mbi marrëdhëniet tona”, ka thënë Kostiç.

Sipas tij “Ballkani i Hapur”, do të bëjë që të lehtësohet “trafikimi i terroristëve, emigrantëve, drogave dhe tregtimit të mallrave të cilave janë të ndaluara me ligj”, transmeton mediumi serb “Nova”.

Ai madje vazhdon narracionin e kamotshëm viktimizues të kinse “kushteve të pasigurta dhe rrezikut që gjendjen të serbëtnë Kosovë”, dhe andaj konsideron se “një Ballkan i Hapur është edhe gjë qesharake”.

Lëvizja “Dveri” është një lëvizje politike që ideologjikisht shtrihet në të djathtën esktreme, dhe vazhdimisht e ka kundërshtuar iniciativën rajonale mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për t’u integruar në një zonë ekonomike të përbashkët, të quajtur “Open Balkan”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore