Sport

L’Equipe: Mbappe mund të rinovojë me PSG-në


Futbollisti më i përfolur në kohët e fundit, Kylian Mbappe, mund të rinovojë kontratën me klubin e tij Paris Saint German.

Mbappe ka refuzuar disa oferta të zgjatjes së kontratës nga klubi parisien, i cili ishte i lidhur për një transferim falas në Real Madrid gjatë verës së ardhshme, atëherë edhe kur i mbaron kontrata me PSG-në.

Por, e përditshmja franceze, “L’Equipe” mendon ndryshe. Sipas tyre Mbappe mund të mbetet ende në kryeqytetin francez.

Gazeta e bazon këtë mundësi në fjalët e Mbappe-s së për t’u bërë golashënuesi më i mirë i PSG-së në histori.

Në ndeshjen e fundit në ligë kundër Saint-Etienne, Mbappe shënoi dy gola, duke barazuar Zlatan Ibrahimovic-in, për të cilën tha se ndihet shumë i lumtur.

“Është shumë e veçantë që kam arritur rekordin e Ibrahimovic-it në shtëpi, me mbështetjen e shokëve të skuadrës dhe klubit. Të gjithë duam të shkojmë në të njëjtin drejtim”.

Kur u pyet nëse dëshiron të kalojë 200 golat e Cavani-t, golashënuesit më të mirë të në historinë e PSG-së, ai u përgjigj se “do të shohim, do të shohim se çfarë do të ndodhë…”.

Disa fjalë që në Francë i shohin si një “shkelje syri” nga Mbappe për të rinovuar me PSG-në.

 

Real Madrid-i, nga ana e tyre, mbeten të qetë për këtë. Lojtari, nga ana e tij, siguron se ende nuk e ka vendosur të ardhmen dhe nuk do ta bëjë këtë deri në fund të sezonit.

Megjithatë ndeshja e kthimit në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve mes Real-it dhe Parisit mund të jetë vendimtare për të ardhmen e super yllit francez.

Nëse Real Madridi eliminon PSG-në, sulmuesi mund të njoftojë vendimin për t’u larguar apo qëndruar te PSG.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore