Shqipëria

Leonardo DiCaprio, stop shkatërrimit të Lumit Vjosa


Aktori Leonardo DiCaprio ka postuar sërish një status mbi problematikën ambientaliste të lumit Vjosa. Ai mbetet i angazhuar dhe tejet pjesëmarrës në fushata sensibilizuese për mbrojtjen e florës dhe faunës.

Vjosa është lumi më i madh “i egër” i Evropës jashtë territorit të Rusisë. Ajo po përballet me rrezikun e më të madh, për shkak të pasigurisë politike dhe shfrytëzimit oportunist.

Përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare shqiptare, qytetarët, aktivistët dhe konservatoristët po kërkojnë mbështetje politike për krijimin e parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, duke e mbrojtur atë përgjithmonë.

Për më shumë se 10 vjet, aktivistë lokalë, grupe ndërkombëtare, shkencëtarë dhe artistë kanë luftuar kundër një ‘cunami’ projektesh të planifikuar të hidrocentraleve në Ballkan.

Në shtator të vitit 2020, politikanët shqiptarë njoftuan publikisht krijimin e një parku kombëtar të lumit të egër Vjosa, i cili do të mbronte të gjithë rrjetin e degëve.

Sidoqoftë, që nga ajo kohë, qytetarët dhe aktivistët lokalë mbeten të alarmuar gjithnjë, me frikën e kompromiseve të fshehura.

Me zgjedhjet kombëtare në 25 Prill 2021, grupet shqiptare dhe ndërkombëtare të ruajtjes së natyrës si EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur po i bëjnë thirrje publikut dhe liderëve politikë të regjistrojnë të ardhmen e Vjosës dhe ta bëjnë këtë park kombëtar një përparësi kryesore për çdo parti fituese.

Nëse do të jetë i suksesshëm, ky do të jetë parku i parë kombëtar i lumit të egër të Evropës dhe i pashembullt në Evropë për nga rëndësia ekologjike. Me këtë akt do të mbroheshin mbi 300 km lumenj dhe përrenj, strehues të mbi 1 mijë e 100 speciesh, shumë prej të cilave konsiderohen të kërcënuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore