Sport

Lëndohet Rashani, largohet nga grumbullimi


Mesfushori sulmues i kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani ka pësuar një lëndim, për shkak të të cilit nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Alain Giresse për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë për Euro 2024.

Pas lëndimit Rashani iu ka nënshtruar ekzaminimeve të hollësishme mjekësore nga stafi mjekësor i Kosovës.

Pasi u vlerësua ndjeshmëria e lëndimit, u vendos që lojtari të lirohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë procedurat e rikuperimit.

Stafi i Kombëtares i uron Elbasanit rikthim sa më shpejt në fushën e gjelbër dhe shpreson që ai do të jetë i gatshëm e në formë për ndeshjet e shtatorit.

Ndryshe, futbollisti 30-vjeçar kaloi një sezon të mirë me skaudrën e Clermoont në Ligue 1, duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar po aq asistime në 32 ndeshje në të gjitha garat.

Rashani në total numëron 22 ndeshje me fanellën e Kosovës, prej të cilave ka shënuar katër gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore