Sport

Lazio është afër transferimit të futbollistit të Chelsea-t


Lazio po negocion një marrëveshje me Chelsea-n për Callum Hudson-Odoi dhe tani po udhëheq garën për nënshkrimin e tij, raporton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Kryeqytetasit janë në kërkim të një anësori të ri dhe kanë shqyrtuar një sërë opsionesh gjatë javëve të fundit, nga Domenico Berardi i Sassuolos deri te Riccardo Orsolini i Bologna-s.

Lazio ka kompletuar vetëm një nënshkrim deri më tani këtë verë, duke marrë sulmuesin Valentin Castellanos nga Neë York City FC, pavarësisht shitjes së mesfushorit të tyre, Sergej Milinkovic-Savic te Al-Hilal për 42 milionë euro.

Siç theksohet nga Romano, bisedimet e Lazio-s me Chelsea-n për Hudson-Odoin po përparojnë dhe anësori është gjithashtu i gatshëm për ta bërë një lëvizje drejt Serie A, sidomos pasi që Lazio luan edhe në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Një skuadër e paidentifikuar e Premier Leauge thuhet se gjithashtu është e interesuar për 22-vjeçarin dhe Fulham gjithashtu është lidhur me një lëvizje.

Hudson-Odoi ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Chelsea-n, kështu që marrëveshja do të duhej të ishte një transferim i drejtpërdrejtë, përveç nëse ai nënshkruante një zgjatje njëvjeçare për të lehtësuar një lëvizje huazimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore