Lajme

“Lapsusi” i zyrës së Zelensky-t, ngatërrojnë Ramën me Abazoviçin


Takimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me liderët e Ballkanit Perëndimor ka marrë shkas nga një lapsus në median sociale Facebook.

Zyra e presidentit “ka ngatërruar” kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e cilësuar si kryeministër malazez.

Ndërsa, Dritan Abazoviç është vërejtur si kryeministri i Shqipërisë.

Ky gabim në fakt ka qenë një lapsus i vetë përkthimit të Facebook-ut, pasi në gjuhën ukrainase zyra e presidentit Zelensky u është adresuar liderëve në mënyrë korrekte.

Lajmin e takimit e bëri të ditur Zelensky në kanalin e tij “Telegram”.

“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot takohem me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç”, shkruan ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore