Jetesë & Stil

Lana Del Rey publikon albumin e ri


Këngëtarja e njohur, Lana Del Rey, së fundmi ka njoftuar në Instagram se lançimi i albumit të saj më të ri i titulluar “Blue Banisters” do të dalë në muajin korrik, pikërisht në 4 korrik të këtij viti, në ditën e pavarësisë së Amerikës.

Rikujtojmë, se albumi me titull “Chemtrails Over the Country Club”, ka rezultuar që të jetë më i shituri për vitin 2021 në Britaninë e Madhe.

35-vjeçarja pas vdekjes së idhullit Amy Winehouse pati deklaruar se nuk dëshironte të këndonte më, por në fakt ajo e vazhdoi karrierën muzikore duke u shndërruar në një prej artisteve më fitimprurëse në tregun muzikor.

Rikujtojmë, se pak ditë më parë ndërroi jetë Princi Philip, Duka i Edinburghut. Vdekja e tij shkaktoi bujë të madhe mediatike në të gjithë botën dhe nuk ishin të paktë personazhet publikë që i shprehën familjes mbretërore ngushëllimet për humbjen e tij.

Por ngushëllimet e këngëtares së njohur Lana del Rey duket se nuk janë pritur fare mirë nga ndjekësit. 35-vjeçarja ka postuar në Instagram foto të Princit e Mbretëreshës kur ishin ende të rinj, teksa tregonte se ishte fanse e dashurisë së tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore