Kosova

Lajçak pas takimeve me krerët e partive opozitare: E mirëpres mbështetjen e tyre të fortë për dialogun


Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimeve me liderët e partive opozitare në Kosovë, ka thënë se nga ta është informuar për gjendjen e dialogut dhe opinionet e vlerësimet e tyre.

“Në ditën e dytë në Kosovë u takova me lidershipin e partive kryesore opozitare shqiptare të Kosovës për tu informuar mbi gjendjen e dialogut dhe për të dëgjuar opinionet dhe vlerësimet e tyre. E mirëpres mbështetjen e tyre të fortë për dialogun”, shkroi Lajçak në Twitter.

Lajçak me të ateruar në Kosovë, të hënën e 27 qershorit ishte takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit me Kurtin, kishte vetëm komunikata të lëshuar në rrjetet sociale.

“Shumë mirë që u ktheva në Kosovë! E nisa vizitën time duke u takuar me kryeministrin për të vazhduar diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi Lajçak.

Sllovaku s’ka lënë pa përmendur se e ka uruar fort Kurtin për marrëveshjen e arritur javën e kaluar për çështjen e Energjisë Elektrike në veri.

Lajçak megjithatë s’ka përmendur vizat, regjim që nuk u hoq për kosovarët as në Samitin e Bashkimit Evropian, përkundër se u rikonfirmua se kushtet teknike janë plotësuar.

Top-diplomati sllovak pos takimeve me opozitar ka të planifikuara vizita edhe në Veri të vendit e në qytetin e Prizrenit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore