Lajme

“Kuvendi udhëhiqet prej Glauk Konjufcës, jo Dejona Mihalit – mbylle gojën”, “Mos ke kërkuar ta provosh picën e PDK-së”, debat i ashpër mes Abazit e Zybës


Haki Abazi, Sali Zyba

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po flitet për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, është ankuar se po i mohet e drejta e fjalës.

“Duhet që të jetë hera e fundit që tentohet të ngulfatet demokracia në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht prej qëndrimit që kam, sepse unë barti përgjegjësinë për atë që e them. Këtë kuvend e udhëheq Glauk Konjufca e jo Dejona Mihajli”, tha Abazi.

Kur ka folur për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, ai ka theksuar se një person i ka 22 raste penale, por sipas tij, nuk po arrestohet nga policia.

“Kemi një person me 22 raste penale dhe ka një fletarrest qe gjashtë muaj, policia e udhëhequr nga Xhelal Sveçla nuk e arreston, ai shëtitet rrugëve të Prishtinës. Nëse po flasim për drejtësi, duhet të flasim për të gjithë”.

Ai më pas i është drejtuar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zybës, duke i thënë “mbylle gojën”.

“Zotëri Zyba kur të vjen radha dil e fol këtu, mbylle gojën. Zotëri Zyba jeni emëruar si zyrtar për të bërë zhurmë e kundërshtuar”, shtoi Abazi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Zyba.

“Unë e kam një pyetje për zotërinë Abazi, mos ke provuar ta kërkosh picën e PDK-së, në këtë rast picën e Bekim Haxhiut?”, ka pyetur Zyba – Abazin.

“Unë lypa emra se kush janë ata persona që po i ikin arrestimit, ne jemi të gatshëm për të kontribuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore