Shqipëria

Kuvendi nuk e miraton interpelancën me Ramën, për çështjen Coldea


Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka miratuar një kërkesë të Partisë Demokratike me kryeministrin e vendit, Edi Rama, pas akuzave nga opozita se një nga këshilltarët e tij, ka rezultuar se ka qenë agjent rumun.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, kjo është një shenjë se kreu i Qeverisë ka frikë të përballet me opozitën dhe kështu kërkon që interpelancat të refuzohen.

Akuza se një këshilltar i Ramës është agjent rumun, PD kërkon interpelancë me kryeministrin

“Kjo shkel Kushtetutën, jeni aty jo për t’i shërbyer kryeministrit. Kur jeni betuar në Kushtetutë keni thënë se do mbroni më shumë të drejtat e opozitës së të mazhorancë. Tani keni bërë traditë në mënyrë arbitrare e kundraligjshme të refuzoni çdo kërkesë për interpelancë”, iu drejtua Bardhi kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla, për vendimin.

Një ditë më parë, Bardhi pohoi se PD ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama për këtë çështje, që të japë llogari për këtë emërim, që sipas tij është në cënim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

“Kemi kërkuar dhe një interpelancë urgjente me zotin Rama në seancë e radhës në Kuvend, për një skandal të emërimit prej tij të një ish-agjenti të Shërbimeve sekrete rumune që sipas Shërbimeve rumune, rezulton të jetë pika lidhëse mes klaneve dhe bandave të trafikut të drogës”, theksoi ai.

Më tej, shtjelloi: Së pari një agjent i shërbimeve të huaja nuk mund të jetë i rekrutuar apo i emëruar, se cenon Republikën e Shqipërisë. Ky agjent i shërbimeve rumune ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës. Për çfarë e ka këshilluar ish-agjenti Coldea Ramën? Se si bëhet trafiku i drogës?

Kush është Florian Coldea, këshilltari i Ramës, të cilin opozita e akuzon si “agjent rumun”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore