Lajme

Kuvendi miraton 2 raporte dhe propozon anëtarët për komisionin për Bordin e RTK-së


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës në seancën plenare të 11 shkurtit ka miratuar raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Procedurën Përmbarimore dhe raportin për mbikëqyrje të zbatimit të Ligjit për Përgjegjësi Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nga foltorja e kuvendit ka theksuar sa dikasteri të cilën ajo e drejton pajtohet plotësisht me të gjeturat e raportit për mbikëqyrje të zbatimit të Ligjit për Përgjegjësi Disiplinore dhe Prokurorëve, duke theksuar se mbikëqyrja që e bën komisioni parlamentar ua lehtëson punën e tyre.

“Janë dy nga ligjet që ndonëse janë votuar në Kuvend, s’kanë hasur zbatim. Përmes mbikëqyrjes që bëjnë komisionet lehtësohet edhe puna jonë, sepse përmes raporteve që i voton ky Kuvend e kuptojmë se cilat janë problemet që duhet adresuar. Kemi trajtuar raportin e mbikëqyrjes së këtij ligji dhe pajtohemi plotësisht me të gjeturat”, ka thënë Haxhiu.

Deputetët pas miratimit të dy raporteve ka vazhduar punën për formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteti serb.

Nga Lëvizja Vetëvendosje është propozuar për kryetar, deputeti Fitim Haziri.

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar dy anëtar, Isak Shabanin dhe Mërgim Lushtakun e ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar si zëvendëskryetar të parë të komisionit, Agim Veliun.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar si anëtare deputeten Albana Bytyqi, e  Duda Balje është propozuar nga komuniteti multi-etnik.

Ndërsa Lista Serbe nuk ka propozuar asnjë anëtarë, pasi që të njëjtit nuk ishin prezent në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore