Lajme

Kurti uron Tusk-in: Kosova mezi pret të forcojë marrëdhëniet me Poloninë


Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka uruar Donald Tusk, për emërimin e tij si kryeministër i Polonisë.

Donald Tusk është zgjedhur nga Parlamenti polak si presidenti i ri i Këshillit të Ministrave. Pro kryeministrit të ri votuan 248 deputetë, kundrejt 201 deputetëve kundër. Prezantimi i programit të tij pritet nesër.

“Në një epokë sfiduese për demokracinë, të dëshmosh angazhimin aktiv të popullit polak është frymëzuese”, ka shkruar Kurti në platformën sociale, X.

Kosova, sipas Kurtit, mezi pret të forcojë lidhjet me Poloninë, duke kontribuar në sigurinë, rritjen dhe vlerat tona të përbashkëta evropiane.

Ndryshe javë më parë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e kishte emëruar Drilon Gashin shef të misionit të Kosovës në Poloni.

Gashi, pas emërimit, kishte thënë se do të punojë në forcimin e marrëdhënieve mes shteteve dhe të komunitetit kosovaro-polak.

“Kam nderin dhe privilegjin e madh të emërohem nga Presidentja Vjosa Osmani si Shef i Misionit të Kosovës në Poloni. Pres me padurim që të forcoj marrëdhëniet me Poloninë si një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe që të kultivoj mëtej lidhjet e komunitetit kosovaro-polak. Unë jam shumë mirënjohës për mundësinë për t’i shërbyer vendit dhe për të përfaqësuar Kosovën jashtë vendit në mënyrën më të mirë të mundshme”, kishte shkruar Gashi në Facebook.

Tusk votëbesohet si kryeministër i ri i Polonisë: Do të largojmë errësirën dhe do ta rregullojmë vendin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore