Lajme

Kurti udhëton drejt Shqipërisë, s’tregon nëse do ta takojë Ramën


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar para gazetarëve se këtë të hënë dhe të martën do të qëndroj për vizitë në Shqipëri për nder të 111 vjetorit të pavarësisë.

“Unë sonte do të jem në Tiranë, për shkak se teatrot tona do të japin një shfaqje përmbyllëse me regji të Ilir Bokshit dhe njëkohësisht do të japin edhe çmimet përkatëse. Ndërkaq, nesër do të jem në Vlorë, ku do të bëjmë homazhe, nderim dëshmorëve dhe heronjve të cilët sakrifikuan që të jemi të lirë e të bashkuar”, tha Kurti.

“Deri më tani kemi 184 marrëveshje dhe nuk ka asnjë qeveri në Kosovën e pavarur e cila ka bërë më shumë marrëveshje dhe zbatim të tyre sesa kjo e jona për rreth 2/3 e mandatit”, shtoi ai.

Por, Kurti nuk është përgjigjur kur është pyetur nga gazetarët nëse gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore