Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), ku po marrin pjesë kryeministra, liderë partiakë dhe komisionerë nga radhët e familjes së Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), ka takuar edhe shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, një socialist katalanas i cili ka mbajtur disa poste ministrore në Spanjë.
Shefi i Qeverisë së Kosovës ka shpërndarë disa fotografi në platformën “X” të enjten, ku shihet duke komunikuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, në Bruksel të Belgjikës, ndërsa ndër liderët e tjerë socialistë, shihen edhe kryeministri spanjoll dhe kryeministri maqedonas, Pedro Sanchez dhe Dimitar Kovaçevski.
“Masat social-demokratike sigurojnë lirinë e vërtetë për njerëzit, duke hequr barrën e luftës për të plotësuar nevojat bazë. Pas rritjes ekonomike të Kosovës, krahas rritjes së mbështetjes së mirëqenies sociale, ne presim të punojmë së bashku”, ka shkruar kreu i ekzekutivit kosovar.
Hera e fundit kur Kurti dhe Borrell janë takuar, ka qenë 26 tetori i këtij viti, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e BE-së. Kryeministri Kurti nuk ishte takuar vetëm Borrellin, por edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni.
E në deklaratën e miratuar të mërkurën në Bruksel nga liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta zbatojnë pa parakushte, pa vonesa dhe në tërësi Marrëveshjen Bazë (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksin e Implementimit (Ohër, 18 mars) për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd nën kujdesin e BE-së.
Pleasure meeting @PES_PSE leaders in Brussels today. Social-democratic measures ensure true freedom for the people, lifting the burden of struggling to meet basic needs. After 🇽🇰's economic growth alongside increased social welfare support, we look forward to working together. pic.twitter.com/zOvsbJNWpr
— Albin Kurti (@albinkurti) December 14, 2023
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj
-
Gërvalla, presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim
-
LDK: Edhe një vendim anti-kushtetues i Qeverisë
-
Partitë kryesore spanjolle kundërshtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme rritje me 71%
-
Presidenti kenian zotohet të rivendosë rendin pas protestave vdekjeprurëse për rritjen e taksave
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj