Sport

Kurti: Qëndrueshmëria ndaj vështirësive e përkushtimi për triumf janë virtyte të kambionit


Xhudistja Majlinda kelmendi dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Xhudisten Majlinda Kelmendi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur “simbol të suksesit në Republikën e Kosovës”.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri ka shkruar për takimin e djeshëm i cili u zhvillua në kuadër të programit “Kosova, Shtet i Xhudos”, në palestrën e qytetit të Mitrovicës “Minatori”.

Në këtë takim ku u zhvilluan aktivitete demonstruese të kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendi.

“Qëndrueshmëria ndaj vështirësive, përkushtimi për triumf, dhe modestia e saj ndaj suksesit – janë tri virtyte të Majlindës të cilat e bëjnë atë: kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë”, ka shkruar Kurti.

“Përmes programit të xhudos, përveç që po sigurojmë zhvillimin e sportit në vend, njëkohësisht po krijojmë mundësi për të rinjtë tanë që të shprehin talentin e tyre, të jenë aktiv dhe të shëndetshëm si dhe të jenë të suksesshëm”, ka thënë më tej kryeministri.

Duke e cilësuar Kosovën si “shtet të xhudos”, kryeministri ka inkurajuar të rinjtë që të merren me këtë sport dhe të ndjekin rrugën e suksesit të Majlindës, Norës dhe Distrias.

Bashkë me këtë shkrim, Kurti ka ndarë edhe një video të shkurtër, në të cilën dëgjohet duke thënë se është “nderë i veçantë për mua që në mesin tonë e kemi kampionen Majlinda Kelmendi. Majlinda në rrugëtimin e saj të karrierës sportive u bë simbol i shpresës dhe përkushtimit në Kosovë e anën e  mbanë botës. Sot me kokën lartë Majlinda vazhdon të mbetet sinonim i inspirimit  dhe i suksesit për secilin prej nesh.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore