Shqipëria

Kumbaro: Po rishikohet ligji për turizmin, strategjia e re 2024-2030 gati brenda vitit


Mirela Kumbaro, ministrja e Turizmit, ka bërë me dije se po rishikohet ligji aktual për turizmin.

Dhe se projektligji është hedhur për konsultim publik.

Ministrja ka bërë me dije po ashtu se po hartohet edhe strategjia e re të turizmit 2024-2030, që do jetë gati brenda këtij viti.

“Kemi tre kantiere të rëndësishme, rishikimi ligjit aktual. Ky projektligj është hedhur për konsultim publik, Duhet të nxisim mbështesim sektorin privat, por të garantojmë konkurrencë të ndershme”, ka thënë ajo.

Kumbaro ka vijuar duke thënë se është në përgatitje edhe strategjinë e re të turizmit 2024-2030 dhe se puna do kryhet brenda këtij viti.

Sipas saj, instrumenti i ri i statistikave për truizmin, SAT, do të ndërtohet “për të kuptuar ku jemi, për të interpretuar të dhënat, për të ndihmuar formalizmin e mëtejshëm të tregut.

Një instrument ky, që do të jetë gati vitin e ardhshëm, në muajin janar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore