Shqipëria

Kumbaro: Në fokus platforma digjitale, të krijohet hartë me itinerare të përbashkëta Kosovë-Shqipëri


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në mbledhjen ndërmjet dy qeverive njoftoi se takimi i sotëm është formalizmi i një instrumenti ndihmës, krijimi i një platforme digjitale.

“Duhet ta konsiderojmë hartën turistike si një hartë të përbashkët ku kufiri nuk ka kuptim, prandaj që ta mbështesim këtë dhe duke konsideruar që turizmi është perspektivë shumë e rëndësishme na duhet të krijojmë itinerare të përbashkëta”.

Kumbaro shtoi se duhet të dalin me oferta të përbashkëta edhe në Ballkan.

“Turistët nuk vijnë vetëm për Shqipërinë, por për Ballkanin dhe krijimi i një platforme digjitale duhet të vijojë nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore