Kosova

Kthehet Kryeministri


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Vizita e tij e gjatë përfundoi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u kthye të enjten mbrëma, pas 3 javësh vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicrës.

“Sonte. Besoj që tashmë ka arritur”, e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeministri Kurti e ka filluar vizitën zyrtare në SHBA më 6 maj.

Gjatë kësaj vizite Kurti është takuar me drejtues ndërmarrjesh e sentorë.

Në Shtëpinë e Bardhë nuk shkoi, as për fotografi.

Pas vizitës dyjavore atje, Kurti udhëtori direkt për në Zvicër ku mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Edhe në këtë shtet, Kurti u takua me afaristë, shqiptarë që jetojnë atje dhe me studentë.

Megjithatë, partitë opozitare e kanë kritikuar duke thënë se vizita e tij është “shëtitje” pa strategji dhe agjendë.

Kryeministrit të Kosovës i pëlqejnë vizitat e gjata, sepse kjo nuk është e vetmja vizitë që i zgjati kaq shumë.

Pak pas marrjes së mandatit në Qeverinë Kurti II, më muajin qershor, ai realizoi një vizitë dyjavore në Greqi, Francë e Bruksel për dialogun.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore