Lajme

Kryetari i SNS-së: Pretendimet për zgjedhje të parregullta në Serbi janë rrëfime fëmijësh


Millosh Vuçeviç

Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviç, ka deklaruar këtë të marte se nuk do të mund “ta dërrmojë me forcë vullnetin elektoral të qytetarëve”, përndryshe, sipas tij, “zgjedhjet do të humbnin kuptimin e tyre”.

Këto komente të Vuçeviç-it vijnë pasi që opozita, përkatësisht koalicioni “Serbia kundër dhunës”, nuk i ka njohur zgjedhjet e 17 dhjetorit dhe është duke protestuar çdo ditë në rrugë, kjo për shkak të parregullsive që janë shfaqur gjatë këtij procesi zgjedhor, e të cilat i ka bërë SNS-ja.

“Rebelët do të mbajnë përgjegjësi për dhunën, kush ka dashur t’i vërë zjarrin Kuvendit të qytetit, ka sulmuar policinë – ata do të mbajnë përgjegjësi, nuk ka kompromis”, ka thënë Vuçeviç në një intervistë për median e afërt me pushtetin “Tv Prva”, duke folur për protestën e opozitës të dielën.

Sipas tij, qytetarët mund të jenë “të qetë dhe” t’u besojnë institucioneve shtetërore serbe sepse, siç thekson ai, ata “kanë përgjigjen për të gjitha sfidat”, si dhe se ligji do të zbatohet për të gjithë.

Vuçeviç ka thënë se në ngjarjet para bashkisë së Beogradit, “policia ka qenë më se e përmbajtur”, ndonëse nga pamjet shihet policia duke goditur protestuesit në përpjekje për t’i shpërndarë ata.

“Nëse do të qëllonin drejt jush për tre orë me kampionë dhe jo me pishtarë, tulla, shufra dhe gjithçka dhe gjithçka, ju nuk do të qëndronit”, shtoi.

I pyetur nëse ndonjë faktor i huaj ka qenë i përfshirë në ngjarjet, ai potencoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar se shërbimet serbe të sigurisë së shpejti do të publikojnë një dokument për këtë, ndaj “duhet të presim” dhe shtoi se “gjurmët e dikujt mund të njihen në vende të caktuara, thënë në mënyrë figurative”.

“Ne nuk duam ‘Majdan’ në Serbi, që një serb të gjuajë mbi një serb, që një serb të sulmojë një serb. Ne nuk duam asnjë konfrontim mes qytetarëve”, deklaroi Ministri i Mbrojtjes së Serbisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore