Shqipëria

Kryeministri i Kosovës krenohet me kombëtaren e Shqipërisë


Ndonëse kombëtarja e Shqipërisë u eliminua nga Kampionatit Evropian (Euro 2024) në fazën e grupeve, pas ndeshjes së humbur ndaj Spanjës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, është krenuar për lojën e treguar nga kombëtarja e Shqipërisë në këtë eveniment sportiv.

“Ky grup lojtarësh na bëri krenarë. E ardhmja është premtuese. Pritjet që kishim janë vetëm dëshmia më e fortë për standardin që kemi vënë”, ka shkruar Kurti.

Kurti në reagim ka bërë edhe një përmbledhje të tri ndeshjeve që Shqipëria i zhvilloi në Kampionatin Evropian, duke potencuar fuqinë e kundërshtarëve.

“Në fund, humbëm përballë Spanjës, tri herë kampione e Evropës dhe një herë kampione e Botës, dhe Italisë, dy herë kampione e Evropës e kampion në fuqi dhe katër herë kampione e Botës. Ndërkaq me Kroacinë, nënkampione e Botës në vitin 2018, barazuam në ndeshjen më të bukur të turneut deri më tani”.

Shqipëria nuk ia del, mundet nga Spanja dhe eliminohet nga Euro 2024

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore