Lajme

Kryeministri belg njofton dorëheqjen, pas disfatës në zgjedhjet evropiane


Edhe në Belgjikë, zgjedhjet evropiane shënojnë një ndërprerje të brendshme shumë të fortë: Kryeministri Alexander De Croo, duke folur për “një mbrëmje të vështirë për liberalët”, njoftoi se nesër do të japë dorëheqjen nga posti i tij si kryeministër.

“Unë do të jem një kryeministër i dorëhur. Por liberalët janë të fortë: ne do të kthehemi”, theksoi De Croo.

Në Belgjikë, e djathta ekstreme – ashtu si në shumicën e Evropës – korri fitore të mëdha, por gjithsesi nuk arriti të merrte numrin më të lartë të mandateve.

Partia konservatore e qëndrës së djathtë, ajo nacionaliste flamande, rezultoi më e votuara, duke lënë pas “Vlaams Belang”, njohur edhe si partia e Interesave Flamande, e cila i përket të djathtës ekstreme dhe kishte kërcënuar se do të kërkonte ndarjen e pjesës flamande nga Belgjika.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore