Lajme

Kryebashkiaku i rrëmbyer i Melitopol: Ushtarët rusë nuk dinin asgjë për Ukrainën


Kryetari i Melitopol-it, Ivan Fedorov, i rrëmbyer më 11 mars dhe më pas i liruar nga ushtria ruse, për kanalin e lajmeve franceze “Bfmtv” ka përshkruar pesë ditët e burgimit të tij, duke folur për ushtarët “aspak të përgatitur” dhe “të cilët nuk dinin asgjë për Ukrainën”.

Fedorov është aktualisht në Paris me një delegacion nga Kievi.

“Propaganda ruse është shumë e fortë. Edhe në Bashkimin Evropian ku informacioni objektiv ndonjëherë ka vështirësi të arrijë”, tha ai.

I arrestuar nga rusët, Fedorov tha se kishte pësuar “dhunë psikike”.

“Pesë ushtarë ishin me mua në dhomën e marrjes në pyetje. Ata nuk ishin të përgatitur fare. Ata nuk dinin asgjë për Ukrainën dhe Melitopolin”.

“Dëgjova britmat e të torturuarve në qelitë ngjitur me miat dhe kuptova se cili ishte niveli i dhunës së tyre, sepse jeta njerëzore nuk vlen për ta”.

Fedorov beson se ai u lirua në këmbim të nëntë të burgosurve falë reagimit publik të provokuar nga rrëmbimi i tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore