Jetesë & Stil

Kriza që shoqëron prej vitesh Selena Gomez dhe Hailey Bieber


Selena Gomez është imazhi i kopertinës së “ELLE”, të muajit shtator. Mes shumë njerëzve që e kanë pëlqyer foton, ka qenë edhe Hailey Bieber, gruaja e ish-it të saj Justin Bieber.

Ishte llogaria e fansave Pop Faction që e vuri re detajin, duke theksuar se Hailey e pëlqeu në heshtje fotografinë e kopertinës së Gomez-it për ELLE, në shenjë mbështetjeje.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Hailey pëlqen një foto të Selena-s. Hera e fundit ishte në mars të këtij viti, kur Gomez u shfaq në kopertinën e Vogue-s.

Hailey pëlqeu një tjetër fotografi të Gomez në tetor të 2019-ës, ku shfaqej me shoqet, duke festuar për këngët e saj “Lose You to Love Me” dhe “Look at Her Now” – këngë që besohet se kanë të bëjnë me thyerjen e zemrës së Gomez-it pas ndarjes nga Justin.

Asokohe, Hailey u përball me reagime të ashpra në Instagram, pasi postoi një Story, duke dëgjuar Summer Walker, ku në titullin e këngës thuhet “Unë do të të vras”, pak minuta pasi “Lose You to Love Me” u publikua.

Hailey më vonë iu përgjigj spekulimeve, duke thënë se postimi i saj s’kishte të bënte me Gomez.

Me sa duket, Hailey dëshiron t’u japë fund të gjitha spekulimeve që flasin për një armiqësi midis dy vajzave, duke treguar mbështetje për Selena-n përmes “like” në rrjetet sociale.

Justin dhe Hailey u ribashkuan në qershor të vitit 2018, vetëm disa muaj pasi ai u nda nga Gomez.

Ende sot fansat janë të ndarë, ata që mbështesin Hailey-n dhe ata që mbështesin Selena-n, ndërsa ato shihen gjithmonë si armike, edhe pse të dyja janë munduar të tregojnë se s’kanë asnjë ndjesi negative kundrejt njëra-tjetrës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore