Shqipëria

Kriza energjetike, KESH merr masat


Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) po synon të marrë me qira një aset gjenerues termik të energjisë.

Ky i fundit do të jetë më një kapacitet të instaluar prej 110-130 megavat (MW) – nga një kontraktor që do ta vendosë dhe do ta lidhë atë me rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike të vendit.

Në tetor të vitit të kaluar, Shqipëria shpalli emergjencën energjetike për shkak të mungesës së energjisë për konsum të brendshëm, të shkaktuar nga kriza.

Tashmë KESH-i ka bërë thirrjen për shprehje interesi – për të përcaktuar mundësitë teknike dhe ekonomike për marrjen me qira të termocentralit.

Ai mund të vendoset dhe ndërlidhet lehtësisht në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike të Shqipërisë.

Pas kësaj KESH-i synon ta japë me qira objektin për një periudhë prej një deri në tre vjet.

Kontraktori duhet gjithashtu të ofrojë shërbime operimi dhe mirëmbajtjeje gjatë gjithë periudhës së qirasë dhe në përputhje me kërkesat e prodhimit të ofruara.

KESH-i ka renditur nëntë kërkesa teknike për objektin. Midis tyre është që kapaciteti total i instaluar të jetë modular.

Kjo në mënyrë që të ofrohet fleksibilitet prodhimi pa ndikuar në efikasitetin e gjenerimit të uzinës.

“TEC-i duhet të jetë i përshtatshëm për t’u vendosur pranë termocentralit të Vlorës”, shkruhet në njoftim.

Ai gjithashtu duhet të jetë në përputhje me kërkesat ligjore të Shqipërisë për ndotjen e mjedisit dhe i përshtatshëm për t’u vendosur pranë termocentralit të Vlorës, në mënyrë që të përdoret infrastrukturën e tij të ndërlidhjes.

Arsyet kryesore për marrjen me qira të një TEC-i janë: prodhimi i sasisë totale të energjisë elektrike të nevojshme për të përmbushur detyrimin e furnizimit publik (PSO), sigurimi i një kapaciteti gjenerues rezervë për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe optimizimi i prodhimit të energjisë elektrike nga të dyja.

Marrë nga “Balkangreenenergy”, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore