Shqipëria

Krenaria shqiptaro-amerikane në luftanijen Harry Truman


Më 14 janar, disa zyrtarë të lartë shqiptarë së bashku me ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, kryen një vizitë në luftanijen aeroplanmbajtëse Harry Truman, me të cilën marina amerikane dhe shqiptare, po kryejnë një stërvitje të përbashkët ushtarake në detin Adriatik.

12 ditë më vonë, ambasadorja amerikane, vendos të shpërndajë një video, nga ku duket pjesë e misionit dhe vizitës së saj në bord.

“Gjithnjë krenare të shoh flamujt e SHBA-ve dhe Shqipërisë, teksa fluturojnë së bashku”, shkruan Kim në postimin e saj në Twitter. “Kënaqësi të bashkohesha me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe atë të Mbrojtjes Niko Peleshi”.

Në videon e publikuar, mund të shihen qartësisht stërvitjet ushtarake. Ato që më së shumti bien në sy, janë ulje ngritjet e avionëve luftarakë në luftanijen Harry Truman dhe manovrat që ato kryejnë.

Sakaq, flamujt e të dy vendeve valëviten në luftanije, ndërsa trupat e miqve, intensifikojnë raportet mes vetes, përpos investimit ushtarak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore