Lajme

Krasniqi: Qeveria dëshiron të përcaktojë se kur qytetarët të ushqehen me makarona dhe kur me oriz


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka konsideruar si shqetësues mënyrën se si Qeveria e Kosovës është duke ndërhyrë në çmimet e produkteve themelore për t’i ulur çmimet.

Krasniqi ka kërkuar përgjigje nga Qeveria se “kur kryhet kjo krizë ekonomike, sepse nuk është specifikuar asnjëherë”.

“Ky projektligj i bie tamon diktat, qeveria me na diktuar neve se çka janë produktet themelore dhe qytetarëve”.

Sipas Krasniqit, ajo çka dëshiron Qeveria është të “ju kallxoj qytetarëve se kur të ushqehen me makarona dhe kur me oriz”.

“Është shqetësues jashtëzakonisht disponimi i kësaj qeverie që si mjete primare me ju përgjigj krizës ekonomike i konsideron intervenimet përmes kontrollit të çmimeve në treg. Kontrollimi i çmimeve nuk njihet si instrumente të suksesshëm në luftë kundër inflacionit dhe ato gjithmonë më shumë munden me shkaktu problem në ekonomi sesa që munden me dhanë efekte ndihmuese për konsumatorët”, është shprehur Krasniqi në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi

“Deri tash kjo qeveri as ministritë që e kanë si obligim primar nuk kanë paraqitur asnjë evidenca që tregon se rritja enorme e çmimeve po shkaktohet nga abuzuesit e çmimeve”.

Teksa, ka drejtuar kritika ndaj propozimit të ministres Hajdari.

Krasniqi tha se pikërisht ishte ministrja Hajdari e cila para disa muajsh në Kuvend kishte fajësuar minimarketet për ngritje të çmimeve.

“Në fakt ka qenë pikërisht kjo ministër që për disa muajsh ka dalur dhe ka thënë në foltore se e kemi gjetur fajtorin, fajtor janë minimarketet ata I shpalli këtu si fajtorët kryesorë dhe armiqtë të mirëqenies së qytetareve duke I shpall realisht si abuzues së çmimeve”.

Pozita kërkon të votohet Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore, opozita e kundërshton

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore