Lajme

Kraja: “Marrëveshjet me Serbinë të pakuptueshme, s’dihet kush me kë po dialogon”


Kryesuesi i Akademisë së Shkecave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja,

Kryesuesi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, konsideron se Kosova është fiksuar pas dialogut me Serbinë, dhe se një gjë e tillë nuk bën të jetë. Kjo ngase ai konsideron se dialogu duhet të shihet si një punë krejtësisht normale, dhe jo të ekzagjerohet.

“Një përmbledhje marrëveshjesh, të cilat, po i lexove me kujdes, e sheh se kemi qenë jo shumë seriozë në këtë punë”, ka thënë Kraja pë Klan Kosova.

Akademiku kosovar, madje thotë se në shqyrtimin e këtyre marrëveshjeve “nuk merret vesh se kush i ka bërë kështu”.

“Nuk kuptohet gjë se pse janë bërë në këtë formë. Nuk kuptohet se kush me kënd dialogon”, ka potencuar kreu i AShAK-ut.

Kraja ka komentuar edhe mbi çështjen më problematike të prodhuar si rezultat i dialogut Kosovë-Serbi, që është (mos)formimi i Asocacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Nëse Serbia e ndryshon Kushtetutën e saj, e njeh Kosovën dhe sovranitetin e saj, dhe integritetin e saj territorial, atëherë asnjë problem nuk ka që Kosova të formojë çfarëdo asociacioni”, konsideron ai.

Gjithashtu kryeakademiku i Kosovës, komentoi edhe Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila tha se është e padrejtë.

Sipas tij, kjo gjë ka bërë që “agresori dhe viktima” të barazohen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore