Shqipëria

KQZ-ja zyrtarizon shpërndarjen e “paradhënieve” për fushatën e partive


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka përcaktuar zyrtarisht sasinë e fondit të buxhetit të shtetit, që do të shkojë për financimin e partive politike në fushatën zgjedhore të 14 majit.

Kështu, me Partinë Socialiste të parën, që merr 42.8 milionë lekë paradhënie nga fondi prej 97 milionë lekësh, ndjekëse është PD-ja (zyrtare), me thuajse 24.9 milionë lekë.

Podiumin e fondit të përcaktuar e mbyll Partia e Lirisë me 15.5 milionë lekë.

Në terma të përgjithshëm, me vendim të datës 12 prill, duhet të shpërndahen 345 milionë lekë, prej të cilave shumat më të mëdha i marrin socialistët me 151 milionë dhe demokratët me 106 milionë.

Ajo çfarë mbetet për t’u theksuar gjithsesi, është fakti se PD-ja juridike zyrtare, nuk kandidon në të gjitha bashkitë e vendit.

Përkundrazi, ajo sheh shumë pak kandidatë për kryetar bashkie dhe ka mangësi të mëdha edhe në listat për këshilla bashkiake.

Ndërsa, Partia e Lirisë, praktikisht të gjithë shumën që duhet ta marrë, prej 15.6 milionë lekësh, e merr që me paradhënien, duke u bazuar edhe në faktit se gjendet edhe në pozitat e drejtueses së koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

KQZ shpërndan fondet: 1.5 milionë dollarë për PS, 1 milion për Alibeajn, zero për Berishën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore