Kosova

Kosovë: Veton Berisha akuzon IRDK-në për manipulim me vota


Kryetari i Partisë Egjiptiane të Kosovës, Veton Berisha ka reaguar pas raportimeve se Elbert Krasniqi nga Iniciativa e re Demokratike e Kosovës, ka blerë vota për t’u zgjedhur deputet.

Berisha thotë se besojnë tek organet e drejtësisë në zbardhjen e këtij rasti.

“Në pamundësi për të reaguar më herët, pasi kemi qenë të angazhuar rreth çështjes ankimore kundër orkestrimit të votave nga Subjekti Politik “Iniciativa Rome”, sonte para jush paraqesim shqetësimin tonë zyrtar si Parti Liberale Egjiptian – PLE, për skandalin tanimë publik rreth blerjes së votës nga ana e IRDK-së”, ka shkruar Berisha

Sipas tij, “IRDK si parti politike e cila garoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për mandatin e deputetit të komunitetit egjiptian dhe duke qenë në garë të drejtpërdrejtë me ne si PLE, përmes këtyre veprimeve të kundërligjshme arriti ta devijoj vullnetin e komunitetit egjiptian”.

“Ky veprim e hap një kapitull të ri për PLE-në sepse ne deri tani si subjekt politik kemi luftuar kundër padrejtësive dhe diskriminimit që kanë ndodhur nga jashtë ndaj komunitetit egjiptian, por tani ne do të detyrohemi të luftojmë edhe këtë padrejtësi që ka ndodh brenda nesh dhe kundër vullnetit të komunitetit egjiptian me ndikim nga subjekti politik IRDK, shtoi Berisha.

Ai ka theksuar se dukuria e blerjes së votës është akt i shëmtuar dhe vepër penale.

“Kjo çështje ka qenë shumë e përfolur dhe duke u bazuar edhe në deklarimet e atyre që kishin dhe kanë njohuri rreth ofertës së IRDK-së dhe pas daljes publike të fakteve nga ana a aktivistëve të IRDK-së dhe familjarëve të kandidatëve për deputet të listës së IRDK-së, po konfirmohet se blerja e votës ishte faktor i cili e dëmtoi subjektin tonë politik PLE, befasishëm me rreth 1500-2000 vota.

Berisha ka shtuar se besojnë në organet e drejtësisë së Kosovës, që sipas tij do t’i hetoj këto veprime të jashtëligjshme të IRDK-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore