Lajme

Kosovë: Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24-orëve


Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje në katër qytete të Kosovës.

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Komunën e Prishtinës.

Sipas raportit të policisë, një person është arrestuar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Policia e Kosovës, njofton se rasti tjetër në Prishtinë, ka ndodhur në ora 19:15, një person është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ndërsa, tri raste të dhunës në familje kanë ndodhur edhe në qytetin e Fushë Kosovës.

Një grua nga Fushë Kosova, ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë në familje.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Po ashtu, një rast tjetër në Fushë Kosovë, ka ndodhur në ora 08:56, një grua ka raportuar në polici së është kanosur nga bashkëshorti i saj.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Sërish në Fushë Kosovë, ka pasur dhunë në familje, një person është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Edhe në Gjilan, është arrestuar një person, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Në Novobërdë, është arrestuar një person pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familjen e tij, si dhe i ka thyer orenditë në shtëpi.

“Viktima femër kosovare është strehuar në një vend të sigurt. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet tutje në raport e policisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore