Lajme

Kosovë: Shkurtohen ditët e karantinimit nga 14 në 10 për personat me COVID-19


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publike të Kosovës (IKSHPK)

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Ministria e Shëndetësisë (MSH) kanë marrë vendim që të shkurtohet koha e izolimit për personat që rezultojnë pozitivë me COVID-19.

Sipas vendimit ditët e karantinimit do të zvogëlohen nga 14 ditë sa ishte deri më tani, në 10 ditë.

Mirëpo, për të gjithë personat që testohen dhe që testi u del dy herë radhazi negativ, koha e izolimit u shkurtohet në shtatë ditë.

Sipas IKSHPK-së këta persona në ditën e gjashtë ose të shtatë mund të bëjnë testin për të parë nëse nuk rezultojnë pozitivë.

Të gjithë ata të cilët janë vaksinuar me tri dozat e vaksinës e që kanë kontakt me dikë të infektuar, sipas IKSHPK-së nuk kanë nevojë të karantinohen.

Kjo vlen për moshat mbi 18 vjeçare dhe ata që janë të moshës 12 deri 17 vjeçare e që janë të imunizuar me dy doza antiCOVID-19.

Personat që janë testuar pozitivë më shumë se 90 ditë më parë dhe janë të vaksinuar me të dy dozat, sipas IKSHPK-së nuk kanë nevojë për karantinim.

Në këtë grup hyjnë edhe ata që brenda 90 ditëve të fundit kanë kaluar COVID-19 edhe nëse nuk janë të vaksinuar me asnjë dozë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore