Lajme

Kosovë: Mbi 61 mijë qytetarë të imunizuar me vaksinën kundër COVID-19


Ka vazhduar imunizimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës të grup moshave mbi 65 vjeç me vaksina anti-Covid-19.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se deri më tani në nivel vendi janë vaksinuar mbi 500 persona.

“Aktualisht deri në këto çaste që ne po flasim kemi të vaksinuar në nivel vendi mbi 500 persona, pasi të gjithë janë të ftuar me terminë”, ka thënë ai.

Bardhi tutje ka deklaruar se nga dita e parë e deri më tani në nivel vendi, totali i qytetarëve të imunizuar është mbi 61 mijë 500 persona.

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së enjte në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se ka pranuar edhe 100 mijë 620 doza të vaksinës Pfizer nga Aleanca COVAX.

Deri më tani Republika e Kosovës nuk ka blerë asnjë vaksinë, përveç nga donacionet.

Afër 200 mijë doza të vaksinave kanë ardhur në Kosovë prej edhe kur ka nisur imunizimi i qytetarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore