Lajme

Kosovë: Mbi 600 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë


Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 432 mijë e 135 doza të vaksinës anti-COVID-19.

Sipas njoftimit, deri më tani 608 mijë e 939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156 mijë e 182.

Në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 226.

Të shtunën, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 40 persona të infektuar dhe asnjë të vdekur me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë 870 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 149 persona. Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 1 mijë e 226.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore