Kosova

Kosovë: Festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas


Tetë marsi është data kur në të gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Në këtë ditë të gjithë duhet të reflektojmë për çështjet që lidhen me botën femërore e të ngremë zërin për të luftuar kundër shkeljeve të së drejtës, për të qenë të sigurta dhe të lira në zgjedhjet tona.

Dhurata më e shpeshtë e kësaj dite të veçantë janë lulet.

Shumë qytetarë këtë ditë ia kushtojnë nënës, mirëpo kjo datë nuk u takon vetëm atyre. 8 Marsi është data që shënon lëvizjen globale të grave për barazi.

Disa mendojnë që kjo ditë u takon vetëm nënave e disa të tjerë thonë që kjo ditë u takon grave pa dallim. Por asnjëri nga ta nuk di historikun e shënimit të kësaj date.

Seksizmi, ndarja e pasurisë e paga më e vogël për punë të njëjtë, janë disa nga çështjet globale të cilat prekin edhe gratë kosovare.

Në këtë ditë, theks të veçantë merr edhe lufta ndaj të gjitha diskriminimeve që bëhen ndaj gruas, përfshirë edhe dukurinë e shfaqjes së dhunës, e cila edhe pse jetojmë në një shekull kur paragjykime dhe diskriminime të tilla nuk do të duhej të ekzistonin, dhuna  ndaj gruas vazhdon të shënoj rritje drastike çdo ditë e më shumë.

 

Për më shumë detaje, ndiqni storien në vazhdim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore