Kosova

Kosovë: Dy të vdekur dhe 331 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Brenda 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se kanë humbur jetën dy persona dhe janë regjistruar 331 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 1 mijë e 125 testeve të bëra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 918 qytetarë.

Kurse raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 7 mijë e 399.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore