Lajme

Kosovë: Bastisen 700 persona në rajonin e Mitrovicës


Rreth 700 persona janë bastisur vetëm në 10 ditët e fundit në rajonin e Mitrovicës nga policia në Kosovë.

Sipas zëdhënësit të policisë në këtë rajon, Avni Zahiti, bastisjet ishin rutinore për të kontrolluar kryesisht të rinjtë që frekuentojnë lokalët e natës.

“Bastisjet janë realizuar në kafenetë e qyteteve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë, në orët e ndryshme të mbrëmjes”, ka thënë Zahiti për Albanian Post.

Megjithatë, përkundër se u kontrolluan 700 persona, “nuk është hasur në ndonjë mjet të kundërligjshëm”.

“Nëse në 700 persona nuk gjendet asnjë mjet i kundërligjshëm, nuk mund të thuhet se është aq keq”.

Gjithashtu Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në kuadër të autorizimeve dhe përgjegjësive ligjore, thuhet se në vazhdimësi po ndërmerr veprime të tilla me qëllim të parandalimit të rrezikut dhe të ofrimit të sigurisë për qytetarët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore