Kosova

Kosovë: 24 vjet nga masakra në Likoshan e Çirez


UÇK në Likoshan

Këtë të hënë, fillimi i luftës në Kosovë shënon 24-vjetorin. Çdo gjë nisi në fshatrat Likoshan e Çirez të Drenicës, ku edhe u shënuan sulmet e para të ushtrisë serbe.

Më 28 shkurt 1998 u zhvillua beteja në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Të vrarë mbetën disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat serbe rrethuan të dy fshatrat ku edhe i ekzekutuan 24 civilë.

Masakra që u bë aty njihet si e para ndaj civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Kosovë.

Një ndër masakrat që tronditi botën e civilizuar dhe tmerroi botën ishte maskara në familjen Ahmeti.

Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare dhe sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vend-banime shqiptare.

Kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200 mijë shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.

800 mijë shqiptarë u dëbuan, 15 mijë u vranë, 2 mijë e 400 prej tyre pjesëtarë të UÇK-së, e pjesa tjetër civilë.

Nga kjo luftë u dëbuan 800 mijë shqiptarë dhe u vranë 15 mijë persona, nga të cilët 2.400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5 mijë njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

Kjo luftë që filloi nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.

Ndërsa nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veri-Atlantike NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së detyroi forcat serbe dhe Sllobodan Millosheviçin të nënshkruajë kapitullimin në Kumanovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore