Sport

Kosova publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Burkina Faso-n dhe Zvicrën


Përfaqësuesja e Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Burkina Faso-s.

Ndeshja përballë Burkina Faso-s do fillojë më 24 mars, dhe do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri.

Kosova ka marrë të gjithë lojtarët e tyre më të mirë në dispozicion, duke filluar nga Amir Rrahmani e deri te Vedat Muriqi e Milot Rashica.

Edhe pse ndeshja me Burkina Faso-n do jetë vetëm miqësore, përfaqësuesja kosovare po kërkon të jap maksimumin në fushë.

Rrahmani, Muriqi e Rashani kanë pasur performanca mjaft të mira gjatë këtij sezoni, por pritet të shihet nëse ata do performojnë ashtu edhe me Kosovën.

E çuditshme është se edhe me trajner të ri, nuk është thirrur Bernard Berisha, i cili ka pasur performance shumë të mira me klub dhe me përfaqësuesen në të kaluarën.

Kujtojmë se pas ndeshjes me Burkina Faso-n, Kosova do përballen edhe me Zvicrën më 29 mars.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore