Kosova

Kosova, në zgjedhje, pa mbikëqyrjen e OSBE-së


Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Kosovës, Valdete Daka, deklaroi se zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë, do të organizohen pa mbështjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Daka, u shpreh se KQZ-ja nuk do të kërkojë përfshirjen e OSBE-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës.

Këto janë zgjedhjet e para parlamentare, që do të organizohen pa mbikëqyrjen e OSBE-në.

Në nëntor 2020, në zgjedhjet lokale, në Mitrovicën e Veriut, u organizuan zgjedhjet e para, pa praninë e OSBE-së.

Kosova do të shkojë, për herë të tretë, në zgjedhje parlamentare, brenda katër viteve.

Kjo vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për rrezimin e Qeverisë “Hoti”. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore