Sport

Kosova në grup me Ukrainën dhe Holandën në kualifikimet e Botërorit 2024


Sot (e enjte) në Nyon të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për “Main Round” në kualifikimet e Botërorit 2024 në futsall.

Kombëtarja e Kosovës është përfshirë në Grupin 11, ku do të ketë punë me Ukrainën dhe Holandën.

Në short morën pjesë 36 ekipe kombëtare, të cilat u ndanë në 12 grupe me nga tri ekipe, e ku Dardanët ishin në vazon e tretë.

Ndeshjet në çdo grup do të zhvillohen me sistem vajtje – ardhje, teksa fituesit e 12 grupeve dhe katër ekipet më të mira të vendeve të dyta do të kualifikohen në “Elite Round”, derisa tetë ekipet e tjera të vendeve të dyta do të luajnë në “play-off”.

Cikli i ndeshjeve do të fillojë nga shtatori i këtij viti dhe përfundon në mars të vitit 2023.

Kosova u kualifikua në “Main Round”, pasi doli e dyta në Grupin C të fazës së parë kualifikuese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore