Lajme

Kosova dhe Shqipëria përfitojnë nga mbështetja e BE-së për agjendën e gjelbër


Kosova dhe Shqipëria.

Kosova dhe Shqipëria kanë hyrë në hartën e mbështetjes së Bashkimit Evropian për agjendën e gjelbër.

Projekte këto të cilat synojnë ndërtimin e energjive të përbashkuara, inkurajimin e ideve të reja, përmirësimin e cilësisë së vendimeve për reformat rregullatorë dhe të nxitet monitorimi i raportimit.

Pjesë e aktiviteteve të mbështetura janë forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet vendimmarrësit, institucioneve kyçe rajonale dhe palëve të interesuara.

Për këtë mbështetje është thënë se përveç identifikimit dhe nxitjes së politikave të duhura, mbështetja e BE-së synohet edhe krijimi i kornizave për monitorimin e zbatimit të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në nivel rajonal, por edhe mbështetjen e përfituesve në vendosjen dhe zbatimin e monitorimit dhe kornizat e raportimit në nivel kombëtar.

Pritshmëria e projektit që zgjat deri në vitin 2025 është rritja e ndërgjegjësimit deri në vendosjen në programet mësimore të Agjendës së Gjelbër, por edhe përfshirjen e institucioneve shkencore si dhe pasqyrim i kësaj agjende në mekanizmat financiarë.

Në mbështetjen e platformës evropiane EU4Green, Shqipëria, Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë korsinë e tyre të zbatimit të Agjendës së Gjelbër.

Nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte thënë se janë të angazhuar që të punojmë drejt objektivit të vitit 2050 për një kontinent neutral ndaj karbonit së bashku me BE-në.

Ky zotim u bë nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor—Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia—në një samit në Sofje, Bullgari, në tetor të vitit 2020.

Duke aspiruar për t’u bashkuar me Unionin, vendet kandidate të rajonit, që atëherë kanë rënë dakord të bëhen pjesë e përpjekjeve për të luftuar ndryshimet klimatike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore