Shqipëria

Korçë: Posedonte armë dhe lëndë narkotike, arrestohet 40-vjeçari


Mëngjesin e 21 shtatorit ka rënë në prangat e policisë Korçë një shtetas për kultivim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa lejen e organeve kompetente.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit O. E., 40 vjeç, policia gjeti një armë dhe një sasi të lëndëve narkotike cannabis Sativa.

40-vjeçarit i sekuestruan armën dhe lëndën narkotike që posedonte dhe u bë arrestimi i menjëhershëm i tij.

Ndërkohë materialet në ngarkim të policisë i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Korçë për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore