Shqipëria

Korça zgjohet nga mjegulla, vështirësi në qarkullim


Nga mjegulla është zgjuar këtë mëngjes qyteti i Korçёs.

Për shkak të dukurisë atmosferike janë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve, teksa fushёpamja është e kufizuar.

Sipas autoritetit rrugor shqiptar, aksi më problematik është ai Korçë-Pogradec.

Policia Rrugore ka apeluar drejtuesit e mjeteve që të kufizojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, si dhe të shmangin lëvizjet nё rastet e panevojshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore