Lajme

Konflikti Ukrainë-Rusi, Pentagoni i dërgon ndihmë ushtarake Kievit


Pentagon, Washington

Pentagoni njoftoi të premten një paketë të re prej 150 milionë dollarë, ndihmë ushtarake për Ukrainën. Kjo do të përfshijë radarë kundër-artilerie, pajisje të luftës elektronike dhe teknologji kundër-dron, duke forcuar Kievin midis tensioneve të ngritura me Moskën.

Megjithëse fondet ishin zotuar tashmë nga Kongresi, njoftimi i Departamentit të Mbrojtjes detajon specifikisht se si ushtria amerikane do të alokojë ndihmën e caktuar për Ukrainën.

Më 1 mars Pentagoni dërgoi 125 milionë dollarëve, që përfshinte anije patrullimi të armatosura “Mark VI”.

Moska aneksoi rajonin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014 dhe mbështeti një kryengritje separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore. Kjo e fundit shkaktoi një konflikt që ka vrarë mbi 14 mijë njerëz.

Tensionet janë ndezur përsëri në muajt e fundit pasi të dy vendet fajësuan njëri-tjetrin për një rritje të luftës në Donbass të Ukrainës. Rusia, në atë që e quajti një stërvitje mbrojtëse, grumbulloi trupa në kufirin e saj me Ukrainën dhe në Krime.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, të hënën se ai do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës gjatë një samiti midis Biden dhe udhëheqësit rus Vladimir Putin në Gjenevë, më 16 qershor.

SHBA-të do të sigurojnë gjithashtu trajnim dhe pajisje për të përmirësuar sigurinë operacionale dhe kapacitetin e bazave të Forcave Ajrore të Ukrainës. Ndihma e SHBA-ve pasoi vërtetimin nga Pentagoni se Ukraina “bëri përparim të mjaftueshëm në reformat e mbrojtjes këtë vit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore